English
Shqip
Katedralja e Korces

Katedralja e Korces

Katedralja është ndërtuar në vitin 1992, dhe i përket besimit ortodoks. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë dhe më e madhja në Shqipëri. Dikur në të njëjtën vend ekzistonte një tjetër katedrale e quajtur Katedralja e Shën Gjergjit, ndërtesë me rëndësi historike, e cila gjatë fushatave antifetare të vitit 1968 u shkatërrua totalisht së ekzistuari.

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” karakterizohet nga një ndërtim prej betoni, përbëhet nga tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1967 deri në 1991.

see more 
Lagjet e vjetra ne Korce

Lagjet e vjetra ne Korce

Lagjet e vjetra të Korçës gjenden në lindje të qytetit, mbrapa kishës “Ringjallja e Krishtit”, në hyrje të bulevardit “Republika” dhe atij “Shën Gjergji”. Në përgjithësi shtëpitë e vjetra janë të mirëmbajtura dhe e meritojnë vizitën tuaj.

Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të XX me pasurimin e borgjezisë, kontrasti në mes të zonës së vjetër të qytetit, që shtrihej në lagjet Penço e Manço (zonat mbi monumentin e Luftëtarit Kombëtar) u bë mjaft i dukshëm. Ndërsa, në anën e vjetër të qytetit binte në sy urbanistika tipike e qendrave mesjetare ballkanike me rrugica të ngushta me dredha dhe me banesa të ulëta, të pasistemuara; në lagjet e pjesës së re, sidomos në ato të Barçit... rrugët ishin të drejta dhe formonin parcela ndërtimi.

Foto: Shtepi karakteristike rumune

see more 
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit

Kjo xhami është monumenti më i vjetër i qytetit i vitit 1484, ka vlera historike, kulturore e fetare, por edhe arkitektonike. Gjendet në jugperëndim të bulevardit “Fan Noli” dhe atij “Kiço Greço”. Xhamia e Mirahorit është xhamia e parë me kube e ndërtuar në Shqipëri.

Në brendësi është e lyer me të bardhë dhe i përket shekullit të XIX, me disa piktura të Mekës dhe Medinës në mur. Minarja është dëmtuar rëndë nga një tërmet i shekullit të XVIII dhe tani xhamia e ka humbur minaren e saj. Kjo xhami është ndërtuar në vend të një kishe bizantine. Është monumenti më i vjetër në Korçë dhe xhamia më e vjetër në Shqipëri. Para se ta vizitoni në brendësi, mos harroni t’i hidhni një sy me vëmendje pamjes së jashtme.

see more